Përbërësit:
Për bazën:
120 gr miell
30 gr kakao pluhur
80 gr gjalp
100 ml qumësht
7 gr maja birre për ëmbëlsira
2 vezë
100 gr sheqer
Për mbushjen:
300 gr pana për ëmbëlsira
180 gr Nutella.
Pergatitja:
Përgatisim në fillim mbushjen me nutella. Rrahim panën për ëmbëlsira derisa të jetë jo shumë e fortë. Marrim nutellan dhe e përziejmë me kremin nga lart poshtë me një shpatull derisa të jetë plotësisht i amalgamuar. E lemë të pushojmë në frigorifer derisa të përdoret.
Përgatisim bazën. Shkrijmë gjalpin dhe e lemë të ftohet. Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa të marrim një masë si shkumë. Bashkojmë gjalpin dhe qumështin në temperaturën e dhomës. Shtojmw pak e nga pak miell, kakao dhe maja derisa të bëhet brumi gati. Vendosim atë në një enw prej 24 cm të lyer me gjalpë dhe e pjekim në 180 ° për 35 – 40 min. Sapo të jetë gati e nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet plotësisht
Bazwn e presim nw dy pjesw, tek njwra pesw w tortws shtrojmw kremin me nutella dhe shtojmë pjeswn tjetwr tw tortws sipwr dhe përfundojmw duke mbuluar tortën me pjesën tjetër të kremit. E nivelojmë mirë dhe të mbulojmë me biskota të thërrmuara, duke hequr nje pjesë për zbukurim.
E ruajmë në frigorifer për disa orë kështu që do të jetë kompakt dhe i gatshëm për t’u shërbyer. Kjo tortë ruhet në frigorifer për 3 ditë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.