Përbërësit:
- 4 vezë,
- 4 gota sheqer,
- 2 filxhan vaj,
- 6 gota miell,
- 1 qese Pluhur pjekje,
- 2 decilitra kos,
- 500 gr komposto vishnjash.
Hapat
Me mikser rrihen të bardhat e vezëve me sheqer, shtohen të verdhat e vezëve dhe përzihen edhe pak.
Shtohet gjalpi, mielli, pluhuri për pjekje dhe kosi përzihen me një lugë druri.
Gjysma e përzierjës derdhet në tepsi të mbuluar me letër për pjekje dhe piqet rreth 5 minuta në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 220 gradë celsius.
Torta hiqet nga furra dhe mbi të radhiten vishnjat dhe mbulohen me pjesën e dytë të përzierjës së përgatitur dhe kthehet në furrë, piqet edhe 10 minuta.
Së fundmi torta spërkatet me sheqer pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.