Përbërësit për topthat:
250gr Krem djathi, 50gr kokos, 50gr sheqer, 2 te verdha te vezes, 2 lugë nisheste.
Për pandispanjën e kaftë:
5 vezë, 150gr sheqer, 3 lugë vaj, 50gr kakao, 100gr miell, 1 lugë rum, 1 lugë pluhur për pjekje.
Për glazurën:
50ml qumësht, 50gr margarinë, 100gr çokollatë.
Përgatitja:
Perziejme te gjithe perbersit per topthat dhe formojme nje mase homogjene nga e cila formojme toptha te vegjel dhe I radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje sikurse ne foto.
Perzeijme te bardhat e vezeve me sheqerin derisa te behet nje shkume e forte.
Shtojme te verdhat nje nga nje duke perzier vazhdimisht,shtojme dhe vajin.
Ne fund shtojme miellin e perzier me kakaon dhe pluhurin per pjekje.Shtojme dhe rumin(opsionale).
Krejt kete mase e qesim persiper topthave te radhitur dhe rrafshojme mire qe te mbulohen sadopak topthat e kokosit.
Pjekim ne 180 grade per 30 minuta.
Per glazuren e shkrijme qe te tre perbersit bashke dhe qesim mbi embelsiren e pjekur dhe te ftohur. (Varesisht nga numri I topthave e zgjedhim edhe madhesin e kallepit ku do ti pjekim)
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.