Përbërësit:
- 5 vezë,
- 5 lugë sheqer,
- 5 lugë miell,
- 2 lugë kakao,
- 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
- 500 ml qumësht.
Për shtojcë:
- 250 g sheqer
- 500 ml ujë,
- Sheqer vaniljeje.
Për fill:
- 500 ml qumësht,
- 5 lugë miell,
- 100 g sheqer,
- 1 sheqer vaniljeje.
Përgatitja:
Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira.
Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500 ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi.
Filli:
Nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanglla çokollate të shkrirë me pak gjalpë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.