Përbërësit për pandispanjën:
14 veze
20 luge sheqer
14 luge arra te grira
Përbërësit për kremin:
3 pako sheqer vanilje
1/2 liter qumesht
150gr sheqer
5 luge miell
250gr shtalpe
14 luge sheqer
250gr sheqer pluhur
200gr arra te grira
200gr qokollate per gatim
200gr fiq te thata
200gr biskota
Për zbukurim:
1 pako krem pana
300ml shtalp
Përgatitja:
I thyejme vezet dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat. Te bardhat i hedhim ne ene te madhe e te thelle, ndersa te verdhat ne ene tjeter. I rrahim te bardhat me mikser. Shtojme 20 luge sheqer. Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin. Ne ene hedhim 14 luge arra te grira dhe biskotat e grira. E shtojme edhe aditivin per brume. Perziejme me luge, derisa te fitojme nje mase homogjene. Pastaj, ne dy tava shtrojme nga nje leter dhe ne to derdhim nga gjysma e brumit per pandispanje. Tavat i veme ne furre. Pjekim 15minuta ne temperature prej 250 grade.
Nderkohe, e pergatisim kremin. Ne tenxhere ne zjarr e hedhim gati tere qumshtin. Shtojme 150gr sheqer dhe perziejme me telin e kuzhines. Ne qumeshtin e mbetur shtojme 5 luge miell dhe perziejme me tel. Duke perzier panderprere me tel, ne qumeshtin ne tenxhere e shtojme miellin e zbutur me qumesht. Pasi e fitojme dendesine e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri. Te verdhat e vezes i rrahim me mikser. E shtojme sheqer vaniljen dhe 14 luge sheqer. Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin. Enen me krem e veme te zieje mbi avull. Pasi kremi e fiton dendesine e duhur, enen e heqim nga zjarri.
Ne enen per perzierje veme 250gr gjalp dhe 250gr sheqer pluhur. I rrahim me mikser, derisa gjalpi te filloje te shkumezohet. Pastaj, ne ene te thelle e veme kremin me miell dhe gjalpin e rrahur. Ne fund, ne ene e shtojme kremin me te verdhat e vezes. I rrahim me mikser, derisa te bashkohet masa.
Fiqte e thata i presim ne cope te imeta dhe i shtojme ne enen me krem. E copetojme qokollaten per gatim dhe e shtojme ne ene. Shtojme edhe 200gr arra te grira. I thyejme biskotat dhe i shtojme ne enen me krem. Perziejme me luge, derisa te bashkohet kremi.
Pandispanjat e pjekura i nxjerrim nga tavat dhe ua largojme letren. Pastaj, pandispanjat i veme njera mbi tjetrendhe presim nga nje e treta e tyre. Copen e pare me te gjere e veme ne derrasen per prerje. Siper veme nga kremi. Siper kremit i veme dy copet e prera, njera prane tjetres. Edhe siper tyre veme krem. Siper kremit e veme copen e dyte te madhe te pandispanjes. Edhe siper saj veme krem.
Pastaj, ne enen per perzierje e hedhim shtalpin dhe pluhurin per krem pana. I rrahim me mikser, derisa kremi pana te fitoje dendesine e duhur. Kremin pana e veme ne shiringen e kuzhines. Me ndihmen e shiringes, me krem pana i mbulojme pjeset anesore te tortes. Pastaj, me krem pana e zbukurojme edhe pjesen e siperme te tortes. Ne anen e rralle te rendes, siper tortes grijme qokollate per gatim.
Ju befte mire!/ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.