Përbërësit për pandispanjë:
5 vezë,
5 lugë sheqer,
5 lugë miell,
1 pako aditiv për brumë.
Për krem:
2 vezë,
10lugë sheqer,
250gr gjalpë,
250gr arra të grira,
100gr çokollatë për gatim,
1/2 l qumësht.
Për dekorim:
2 pako krem pana,
200ml qumësht.
Përgatitja:
Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Në enën për përzierje thyejmë 5 vezë dhe hedhim 5 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin. Aditivin për brumë e shtojmë në enën me miell, përziejmë dhe miellin e shtojmë në enën për përzierje. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene.
Tavën e mbulojmë me letër. Në tavë e derdhim brumin për pandispanjë dhe e rrafshojmë sipërfaqen. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
Ndërkohë, e përgatisim kremin. Qumështin e hedhim në tenxhere në zjarr. Në enën për përzierje thyejmë 2 vezë dhe 7 lugë sheqer dhe e rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin. Duke përzier pandërprerë me tel kuzhinë, në tenxherën me qumështin e valuar i shtojmë vezët e rrahura. Pasi kremi e fiton dendesinë e duhur, tenxherën e heqim nga zjarri. Qokollatën e thyejmë në copë dhe e shtojmë në kremin e nxehtë. Në tenxhere i shtojmë arrat e grira.
Në enën për përzierje e vëmë gjalpin dhe 3 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumëzohet.
Pastaj, në enën për përzierje e shtojmë kremin e ftohur nga tenxherja. I rrahim me mikser, derisa të bashkohet kremi.
Ndërkohë, pandispanjën e pjekur e nxjerrim nga tava dhe e copëtojmë në copë të vogla. Copët e pandispanjës i vëmë në enë të thellë. Në enë e shtojmë edhe kremin nga ena e madhe e vëmë sipër tabakasë për torta dhe me thikë e bëjmë formën e tortës. Në enën për përzierje e hedhim qumështin dhe pluhurin për krem pana. I rrahim, derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur. Lyejmë tortën shumë hollë me kremin e përgatitur. Kremin pana të mbetur e vëmë në shiringën e kuzhinës. Me ndihmën e shiringës, me krem pana zbukurojmë pjesën e sipërme të tortës. Sipër kremit pana zbukurojmë me vishnja./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.