Nën-brendi luksoz i Hyundait, Genesis paralajmëroi prodhimin serik të konceptit që e prezantoi vitin e kaluar në New York.
Drejtori i Genesisit, Manfred Fitzgerald, nuk deshi të përcaktojë se cili model është në fjalë, por ai vuri në dukje se nuk bëhet fjalë për Mintin e promovuar kohët e fundit.
Genesis do të prezantojë SUV-in e ri GV80 këtë vit, dhe Fitzgerald njofton se modeli i ardhshëm serik do të përdorë një platformë ekskluzivisht për automjetet elektrike.
Përveç kësaj, spekulohet se bëhet fjalë për Essentia Coupe, i cili pritet të dalë në treg pas dy vjetësh.
Nuk ka shumë detaje të njohura për vetë modelin Essentia, përveç se motorët elektrikë e lejojnë atë të përshpejtojë nga 0-100 km/h për tre sekonda.
Nëse merr “dritë jeshile”, Essentia do të jetë modeli më i shtrenjtë në historinë e kompanisë koreane-jugore dhe do të ketë një numër të kufizuar kopjesh.