Përbërësit:
- 200 gr miell,
- 4 luge ujë,
- 150 gr gjalpë,
- pak kripë,
- 800 gr dardha,
- 1 lëng limoni,
- 2 vezë,
- 6 lugë sheqer,
- 2 lugë Krem kosi,
- 100 gr lajthia,
- 5 luge ujë.
Hapat
Nga mielli, katër lugë ujë, gjalpi i shkrirë dhe pak kripë gatuhet brumë i butë.
Në fundin e një enë të rrumbullakët vihet letra për pjekje dhe pastaj shtrihet brumi në tërë sipërfaqën e enës.
Piqet për rreth 5 minuta në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 200 gradë celsius.
Dardhat qërrohen, priten në gjysmë, pastrohen prej farave dhe spërkaten me pak lëng limoni për të shmangur ndryshimin e ngjyrës.
Vezët rrihen me 3 lugë sheqer, shtohet krem kosi dhe lajthitë e bluara dhe përzihen mirë.
Kallëpi me brumin gjysmë të pjekur hiqet nga furra dhe mbi të hidhet përzierja e vezëve të rrahura dhe mbi ta radhiten dardhat.
Kallëpi përsëri kthehet në furrë për rreth 20 minuta, në tenxhere hedhim 5 lugë ujë dhe 3 lugë sheqer dhe e lëmë të ziej 5 minuta.
Këtë shurup ia hedhim sipër tortës së ftohur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.