Perberist:
4 vezë
1 gotë uji qumësht
1 gotë uji sheqer
1 gotë uji vaj
1/2 gotë uji grizë/ermik/semolina
1 gotë uji miell
200 gr kadaif
1 pluhur pjekurinash
lëvorja e një portokalli
Sherbeti:
3 gota ujë
3 gota sheqer
lëng limoni.
Pergatitja:
Së pari miksojmë vezët me sheqerin, derisa të shkrihet ky i fundit.
Pastaj shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë duke e miksuar vazhdimisht masën.
Ëmbëlsira piqet në 180 gradë për 30-35 minuta, varësisht nga lloji i furrës.
Ndërkohë ziejmë sherbetin, derisa të marrë valë.
Ëmbëlsira e ngrohtë, sherbeti i ngrohtë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.