Përbërësit:
2 liter qumësht
2 gota sheqer
8 luge te gjelles nisheste
2 vanilje
2 shllag krem
2 luge te gjelles gjalpë e shkrirë ose margarin
2 kek
1 sos çokollate
PËR TA LAGUR
kafe granul
Pergatitja:
1 Qumështin, sheqerin dhe nishestën e derdhni në tenxhere dhe i pjekëni, pastaj e largoni nga zjarri dhe ia shtoni vaniljën, margarinën, krem shllagun dhe e përzieni me mikser.
Kekun e gatshëm e preni rreth 1 cm, kafën e përzieni në një enë me ujë dhe sheqer.
Ujin e përgatitur ia derdhni kekut, pasi te merr ujin ia shtoni kremin e përgatitur, në dy shtresa e aplikoni menyrën e njejtë.
Përmbi ia derdhni 1 sos të çokollatës dhe tortën e vendosni në frigorifer për ftohje të qëndroj rreth 1 orë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.