Përbërësit:
1.5 biskota etimek, 2 gota sheqer, 2.5 gota ujë.
Për krem:
1 litër qumësht, 4 lugë të gjellës miell, 2 lugë të gjellës nisheste, 1 gotë sheqer, 1 vanilje, 1 lugë të gjellës gjalpë.
Përmbi:
kokos.
Përgatitja:
Në një tigan e vendosni sheqerin dhe e pjekëni sikur karamelën, pastaj ia shtoni ujin dhe e lëni të vlojë, pas vluarjës e largoni nga zjarri.
Në një tenxhere qumështin, miellin, nishestën, sheqerin e vendosni dhe e përzieni në zjarrë.
Ia shtoni gjalpin, vaniljën dhe e përzieni kremin, kremin e përgatitur ia hedhni përmbi biskota.
Pas ftohjës tortën e zbukuroni me kokos.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.