Bajadere e Akullt

spot_imgspot_img

Përbërësit për kore me keksa:
100 grame gjalpe
3 luge sheqer
2 luge kakao
100 grame cokollate per zierje
300 grame keksa te bluar
50 grame arra te bluara
50 grame arra te grimcuara
2 decilitra qumesht

Për krem:
4 decilitra qumesht
1 puding vanilje
100 grame gjalpe
3 luge sheqer

Për glazure:
100 grame cokollate per zierje
30 grame gjalpe

Përgatitja e kores me kekse:
Cokollata shkrihet ne avull.
Ne ene te pershtatshme tunden gjalpi e sheqeri dhe u shtohet cokollata e shkrire.
Ne ene te vecante bashkohen kekset e bluar, qumeshti, kakao, arrat e bluara dhe arrat e grimcuara dhe te gjitha perzihen mire.
Masa me kekse te bluar bashkohet me masen e cokollates dhe perzihet mire, me qellim qe te fitohet mase kompakte.

Kremi:
Ne nje tenxhere te vogel derdhen 3 decilitra qumesht, shtohet sheqer dhe qumeshti vlohet.
Ne qumeshtin e mbetur shtohet pluhuri per puding, tundet dhe derdhet ne qumeshtin e vluar. Te gjitha zihen ne temperature mesatare, duke perzier gjate tere kohes, derisa te trashet masa.
Pudingu i gatshem lihet te ftohet, pastaj i shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.

Finalizimi:
Ne kallep drejtkendesh derdhet masa per kore dhe rrafshohet mire. Pastaj shtrihet njetrajtshem kremi i pergatitur me puding.
Cokollata shkrihet me pak gjalpe dhe me 2 luge uje. Kjo shkrirje derdhet permbi embelsire dhe lihet ne frigorifer per tu shternguar. Embelsira e ftohur mire pritet ne katrore.

Keshille shtese:
Nese nuk keni kallep drejtkendesh, embelsira mund te pergatitet edhe ne tave te rendomte.

Pije e rekomanduar:
Leng mjedre.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu