Përbërësit:
- 600 gr karrota,
- 3 qepë,
- 600-800 gr peshk,
- piper,
- vaj,
- majdanoz.
Hapat:
Karrotat pastrohen, lahen dhe priten në rrathë, kaurdisen 10 minuta, përzihen dhe hiqen nga zjarri.
Në tavë të lyer me vaj ose pjatë metalike vëmë qepët e prera në copa, shtohet karrotat, përzihen dhe shtohet kripa dhe piper i zi.
Mbi këtë përzierje radhitet peshku i pastruar, përsëri shtohet kripë, dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 150 gradë celsius për 30 minuta.
Para se të shërbehet spërkatet me majdanoz të copëtuar.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.