Perbersit:
2 lugë gjelle gjalpë
150 gr sheqer
1 vezë
3 banane
8 lugë gjelle kakao
60 gr lajthi të bluara
175 gr miell
1 lugë e mesme sodë bikarbonë
1 lugë e mesme pluhur pjekurinash
2 lugë gjelle qumësht
copëza çokollateje.
Pergatitja:
Ndizni furrën në 160-170 C dhe mbuloni një enë për pjekje me letër.
Në një enë të madhe përzini gjalpën, sheqerin dhe vezën deri sa të krijohet një masë homogjene. Shtoni bananet e shtypura dhe vazhdoni përzierjen. Shtoni kakaon dhe lajthitë e bluara. Përzini mirë.
Shtoni miellin, sodën dhe pluhurin për pjekje dhe përzini. Shtoni qumësht sipas nevojës që të mos jetë shumë e thatë.
Shtoni copëzat e çokollatës në fund dhe përzini mirë.
Piqni për një orë, deri sa torta të marrë një ngjyrë të artë. Servoni të ngrohtë ose të ftohtë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.