Përbërësit:
- 700 gr miell
- 3-4 kokrra vezë
- 350 gr kos
- 100 gr gjalpë
- 15 ml vaj
- 100 gr niseshte (për të hapur petët)
- 100 gr djathë i bardhë.
Përgatitja:
Zini brumin me pak ujë të vakët e punojeni mirë , pasi keni mbaruar mbështilleni me një beze ose qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.
Pasi brumi të jetë përgatitur për t’u hapur, filloni të tëhollni petët. Për të fituar kohë bëjeni byrekunme kuleç.
Tepsinë lyejeni me gjalpë që ta keni gati për petët.
Petët spërkatini me pak vaj gjatë shtrimit.
Në një ene filloni të rrihni 2 vezë, shtoni më pas djathin, kosin dhe përziejini mirë. Hidhjani petëve të hapura më parë sipër mbulojeni me petët që kanë mbetur pasi e keni përfunduar.
Në një tas rrihni mirë 1 të verdhë veze dhe me të lyeni byrekun e përfunduar. Futeni në furrë dhe piqeni për 30-40 minuta, kjo varet nga furra.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.