Perbersit:
3 vezë
100 gr sheqer
120 gr miell
1 sheqer vanilje
1/2 pluhur pjekurinash
200 gr cokollatë gatimi
100 ml pana ëmbëlsirash
100 ml vaj
2 portokaj.
Pergatitja:
Vezët i rrahim me sheqer derisa të shkrihet ky i fundit. Pastaj shtojmë vajin dhe miellin e përzier me pluhur pjekurinash.
Cokollatën e shkrijmë në panan për ëmbëlsira dhe të dyja bashkë i shtojmë në masën me miell.
Portokajt i qërojmë dhe ua largojmë farat e lëvoret e tepërta përbrenda, pastaj i copëtojmë në kube të vogla dhe ia shtojmë masës së ëmbëlsirës.
Pasi të jetë përzier mirë, masa hidhet në tavën e lyer me yndyrë.
Piqet për 30 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.
Sipas dëshirës shërbehet me reçel portokalli ose akullore vanilje.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.