Perbersit:
5 banane
3 vezë
250 gr sheqer
100 ml vaj
100 gr ajke e thartë
300 gr miell
12 gr pluhur pjekurinash
100 gr krem djath
120 gr sheqer pluhur
50 gr gjalpë
1 lugë gjelle aromë vanilje
cokollatë gatimi.
Pergatitja:
Bananet i shtypim me pirun.
Vezët i rrahim mirë me sheqer e më pas shtojmë gradualisht edhe përbërësit e tjerë me radhë.
Brumin e formuar e hedhim në tavën e lyer me yndyrë dhe e pjekim derisa të skuqet në furrën e parangrohur në 180 gradë.
Pasi të jetë ftohur, keku lyhet me përzierjen e 50 gr gjalpë, 100 gr krem djath, 120 gr sheqer pluhur dhe aromën e vaniljes. Sipër i hidhet çokollatë e grimcuar.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.