Perbersit:
600 g gjoks pule
½ filxhan grimca buke
Pak piper të kuq
½ filxhani arra
¼ e filxhanit majdanoz
1 të bardhë të vezës
1 lugë mustardë
Krip, piper.
Përgatitja:
Ngroheni furrën e shporetit në 250 gradë.
Në një pjatë të thellë përzieni grimcat e bukës, piperin e kuq, pak kripë dhe piper (sa mund të marrë maja e thikës).
Bluani arrat dhe majdanozin, hidhini në përzierjen me grimcat e bukës dhe përzieni mirë.
Në një enë tjetër përzieni mirë të bardhët e vezës dhe mustardën. Një nga një copat e mishit i njomni në përzierjen e të bardhëve të vezës, pastaj edhe në përzierjen e grimcave të bukës dhe të arrave, por vetëm njërën anë, ana tjetër mbetet e papërzier. Rendisni ashtu të lyera në një tepsi, ndërkaq anën e cila është lyer në përzierje le të jetë në anën e sipërme.
Lyeni me pak vaj ulliri dhe piqeni derisa mishi të marrë nuancat e ngjyrës së gështenjtë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.