Përbërësit:
- 1 gotë miell,
- gjysmë gote vaj vegjetal,
- 1 vezë,
- 1 lugë kokos.
Për sherbet:
- 1 gotë sheqer,
- 1 gotë ujë.
Hapat:
Vezën, vajin vegjetal, miellin dhe kokosin vendosni në një tenxhere dhe e përzieni në temperaturë mesatare.
Në një enë tjetër e vendosim sheqerin, ujin dhe e ziejmë në temperaturë mesatare.
Rreth 10 minuta e përziejmë glazurën në zjarrë derisa ti ndërrojë ngjyra miellit dhe e përziejmë me shpatullë.
Sherbetin e ngrohtë ia derdhni dhe e përzieni në zjarr për pak minuta, e lëni pak të ftohët dhe filloni ti jepni formën hallves.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.