Përbërësit:
200gr miell,
75gr sheqer pluhur,
175gr gjalpë i butë.
Për fillin:
3 vezë,
300gr sheqer,
3 lugë gjelle miell,
4 lugë gjelle lëng limoni,
5 lugë gjelle sheqer pluhur.
Përgatitja:
Nxeni furrën në 190C. Lyeni me gjalpë një enë për pjekje 23x33cm.
Kombinoni përbërësit për bazën dhe futeni brumi në enën e përgaditur.
Piqeni për 20 minuta në furrën e nxehtë deri sa të fitohet një ngjyrë e artë. Teksa baza po piqet, rrihini vezët, sheqerin, miellin, dhe lëngun e limonit.
Vendoseni këtë masë mbi bazë.
Kthejeni në furre për 20-25 minuta të tjera, ose deri sa të kenë marrë ngjyrë të artë. Lëreni të ftohet. Vendosni sheqer pluhur mbi dhe pritini në katrorë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.