Kek me Dopio Çokollatë

spot_imgspot_img

Përbërësit:
50 gr gjalpë në temperaturë dhome + pak për të lyer formën,
175 gr sheqer kaf (në mungesë të tij mund të përdorim sheqer të zakonshëm),
3 vezë,
140 gr miell që fryhet vetë,
85 gr bajame të grira,
½ lugë çaji pluhur pjekës
100 ml qumësht,
4 lugë gjelle pluhur kakao,
50 gr çokollatë e zezë e copëtuar,
pak copa çokollatë të bardhë dhe qumështi për dekor.

Përgatitja:
Lyejmë një formë për kek me gjalpë dhe e spërkasim me miell. Rrahim gjalpin me sheqerin deri sa të kemi një shkumë të lehtë shtojmë vezët një nga një duke rrahur pa ndërprerje. Pasi të jenë inkorporuar tërë vezët, shtojmë miellin, bajamet, pluhurin pjekës, qumështin, copat e çokollatës së zezë dhe pluhurin e kakaos. Përziejmë me kujdes deri sa të kemi një përzierie homogjene. E hedhim në formë dhe e pjekim në 160 gradë për rreth 50 minuta. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet në formë dhe pastaj e nxjerrim prej saj. Shkrijmë në tasa të veçantë çokollatën e bardhë dhe atë të qumështit. Spërkasim me to kekun dhe shërbejmë./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu