Perbersit:
250 gr ftonj
4 vezë
200 gr sheqer
100 gr gjalpë
250 gr miell
100 ml qumësht
1 pluhur pjekurinash
1-2 lugë gjelle rum
lëvorja e një limoni.
Pergatitja:
Gjalpën e zbutur e miksojmë mirë me sheqer. Pas shkrirjes së sheqerit shtojmë vezët një nga një.
Shtohet edhe qumështi, lëvorja e grirë në rende e një limoni, rumi dhe mielli i përzier me pluhur pjekurinash.
Masa hidhet në enën për pjekje, të lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe të spërkatur me miell.
Sipër brumit shtrohen thelat e qëruara dhe të prera hollë të ftonjëve.
Keku piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë. Pas pjekjes spërkatet me sheqer pluhur.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.