Përbërësit:
3 vezë
1 gote sheqer
gjysme gote te çajit ujë
1 gote arra të bluara
2-3 molla
1 gote vaj vegjetal
1 luge te gjelles kanellë
1 Pluhur pjekje
2 gota miell
PËRMBI
sheqer pluhur
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin e përziejmë mirë, pastaj ia shtojmë ujin arrat dhe vajin vegjetal.
Pluhur pjekjen dhe miellin ia shtojmë me kujdes dale nga dale, e përziejmë mire.
Se fundmi ia shtojmë kanellën e përziejmë mire dhe glazurën e derdhim në enën e pjekjes.
Përmbi ia hedhim mollët e prera dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 grade celsius.
Pas pjekjes i hedhim sheqer pluhur dhe e shijojmë këtë kek të shijshëm.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.