Perbersit:
7 gr tharm buke
50 ml ujë i ngrohtë
220 ml qumësht
4 lugë gjelle gjalpë
280 gr miell
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë e mesme kripë
2 lugë të mesme rozmarinë e freskët
2 lugë të mesme vaj ulliri
1 vezë
1 lugë e mesme qumësht
kripë e trashë.
Pergatitja:
Tretim tharmin në ujë të ngrohtë në një enë të vogël. E lëmë anash deri sa të shkumojë, rreth 10-15 minuta.
Përziejmë qumështin dhe gjalpën në një tenxhere mbi zjarr të ulët. Gatuajmë deri sa gjalpa të shkrihet, 3-4 minuta.
Përziejmë miellin, masën e tharmit, mjaltën, kripën, rozmarinën dhe qumështin. Heqim nga ena dhe ngjeshim për disa minuta deri sa të fitojmë një brumë elastik. Transferojmë në një enë të pastër dhe lyejmë me vaj ulliri.
Brumin e mbulojmë me një pecetë dhe lëmë të vijë për rreth 1 orë e gjysmë.
Ndezim furrën në 190 C. Letrën për pjekje e vendosim në një enë.
Transferojmë brumin në një sipërfaqe pune dhe e formësojmë në një drejtkëndësh. Presim me thikë në 36 porcione të barabarta. Formojmë toptha të vegjël.
Rrahim vezën dhe 1 lugë gjelle qumësht në një enë të vogël.
Transferojmë topthat e brumit në enën e përgaditur dhe rendisim në 3 rreshta, duke mos i lënë të prekin njëri-tjetrin. Mbulojmë brumin dhe lëmë të pushojë për 30 minuta.
Pjekim në furrë për 20 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.