Përbërësit:
500 gr kërpudha te fresketa,
2 qepë,
100 gr përshutë,
1 thelbë hudhër,
600 gr patate,
250 ml qumësht,
1 filgjan ajkë e thartë (shmant, pavllake),
3 vezë,
melmesa (krip, piper i zi, vegete, rigon, magdanoz i grire).
Përgatitja:
Kerpudhat pasi I pastrojme (kerpudhat nuk lahen me uje por pastrohen me leter kuzhine).
Kerpudhat I prejme ne feta te holla dhe pershuten e grijme gjithashtu ne feta te holla.
Grijme qepen dhe fergojme ne pak vaj derisa te zbutet.
Shtojme pershuten dhe fergojme per 2-3 minuta dhe me pas shtojme edhe kerpudhat dhe vazhdojme me fergimin derisa te shterroje lengu qe leshojne kerpudhat.
Patatet I qerojme dhe ziejm ne uje paksa te kripur.
Ne taven e qelqit zjarr-rezistuese te lyer me pak vaj qesim nje shtrese nga fetat e patateve te ziera dhe te prera ne feta te holla.
Me pas qesim nje shtrese nga kerpudhat e ferguara me pershuten.
Pastaj edhe nje shtrese me patatet.
Perzijme vezet, shtojem qumeshtin, ajken e tharte dhe shtojme melmesa sipas shijes si krip, vegete, piper te zi dhe pak rigon.
Perzirjen e qesim siper patateve dhe shtojme dhe pak magdanoz.
Pjekim ne furre te nxehte 200 grade per 20 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.