Perbersit:
3 gota miell
1,5 gota qumësht i vakët
1 maje
1 lugë kripë
1 lugë sheqer pluhur
1 lugë gjalpë
250 gr kaçkavall
250 gr Suxhuk.
Pergatitja:
Në një enë të thellë vendosni miellin, majën, sheqerin, kripën dhe e përzieni.
Pastaj ia shtoni qumështin, gjalpin dhe filloni ta ngjeshëni brumin.
Brumin e lëni në pritje, pas pritjës e ndani në 4 pjesë.
Brumërat i shtrini në tryezë dhe i hapni, skajet e pidës i mbyllëni dhe në midis ia vendosni kaçkavallin e grirë dhe suxhukun.
Pidet e formuara i vendosni në tepsinë e lyer me vaj, skajet e pidës i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.