Pite me mollë(e shpejtë për ramazan)

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 500 gr petë te gatshme per bakllave
  • 1.5-2 kg molle
  • 3 luge sheqer
  • 100 gr margarin
  • 100 ml vaj
  • kanellë per arome sipas deshires

Sherbeti:

  • 3 filgjan sheqer (filgjani 250ml)
  • 2 filgjan ujë.

Përgatitja:

Mollet i qerojme,grijme ne rende,shtojme 2 luge vaj dhe qesim ne tigan te ziejme derisa te shterroje lengu qe leshojne mollet gjate zierjes.

Ne nderkohe shtojme edhe sheqerin dhe kanellen dhe perzijme.

Largojme nga zjarri dhe leme te ftohen pak.

Ne tavolinene punes shtrojme nje pete,sterpikim me perzierjen e margarines se shkrire dhe vajit,qesim peten e dyte,sterpikim prap dhe pastaj peten e trete.

Mbi peten e trete qesim nga mbushja me mollet e pergaditura,mbeshjellim ne forme roleje dhe presim pjese nga 5-6 cm gjatesi dhe radhisim ne kallep me madhesi 25×35.

Ne fund lyejm me vajin dhe margarinen e mbetur,pjekim ne 200 grade per 30-35 minuta ose derisa te merr ngjyre te kuqremt.

Piten e vaket e pervelojme me sherbetin e nxehte duke shtuar sherbetin pak nga pak derisa te mpije te terin sherbetin.

Piten e ftohim ne temp te ambientit dhe pastaj e fusim ne frigorifer me se miri gjate nates.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakMesnik (byrek me mish)
Artikulli tjetërKruasan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu