Perbersit:
1 gotë qumësht i vakët
1 gotë ujë i vakët
1 gotë vaj vegjetal
1 maje
½ gotë maje
¼ gotë sheqer
1 lugë kripë
miell
100 gr përshutë
½ gota kaçkavall
2 speca
1 domate.
Pergatitja:
Ujin e vakët, qumështin e vakët, sheqerin, majën e derdhim në një enë të thellë dhe e lëmë në pritje rreth 10 minuta.
Pastaj ia shtojmë kripën, miellin dhe brumin e lëmë në pritje rreth 30-40 minuta.
Përbërësit e brendshëm preni në copa të vogla dhe pas pritjës së brumit ia shtoni përbërësit e brendshëm.
Merrni nga brumi dhe ndani copa të vogla, ia japni formën e rrumbullakët dhe përmbi i lyeni me të kuqët e vezës dhe susam.
Pogaçet i lëni pak në pritje në tepsi dhe pastaj i vëni në furrë për pjekjë në temperaturë 180 gradë celsius për 25-30 minuta pjekje.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.