Perbersit:
100 gr gjethe hithrash të freskët
150 gr miell misri
150 gr miell tërshëre
1 lugë gjelle tharm buke
1 lugë receli kripë Himalajesh
1 lugë receli sheqer Xilit
2 lugë gjelle fara chia
150 ml ujë të vakët
40 ml vaj ulliri
10 lugë gjelle jogurt
3 lugë gjelle djath të freskët lope.
Pergatitja:
Pas mbledhjes, gjethet e freskëta të hithrave lahen në ujë të rrjedhshëm dhe vendosen të zihen për 5 minuta në ujë të nxehtë.
Hithrat e zier kullojini, ftohini dhe imtësojeni.
Në një enë të madhe bëni bashkë të gjithë përbërësit e thatë, shtoni përbëqrësit e lëngshëm, djathin dhe hithrat. Me to bëni një brumë të butë.
Brumin e mbuluar me pecetë vendoseni të fermentohet në ambient të ngrohtë për gjysmë ore.
Brumin merreni me lugë dhe me duar të lagura formoni toptha, të cilët vendosen në tavën e mbuluar me letër kuzhine dhe të vajosur.
Pogacëzat lyhen me ujë dhe sipër u hidhen fara sezami ose luledielli ose edhe fara të tjera sipas dëshirës.
Piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.
Shërbehen të vakëta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.