Role të Vogla me Çokollatë

spot_imgspot_img

Përbërësit:
3 vezë, 3 lugë sheqer, 4 lugë miell, 3 lugë vaj, ½ pluhur për pjekje.

Kremi:
2 vezë, 3 lugë sheqer, 100gr çokollatë, 60gr margarinë, 60gr sheqer pluhur.

Glazura:
100ml qumësht, 60gr margarinë, 100gr çokollatë, 2 lugë sheqer, 100gr kokos.

Përgatitja:
Perziejme te bardhat e vezes derisa te behet nje shkume e forte. Shtojme sheqerin dhe vazhdojme me perziejen.

Me pas shtojme te verdhat nje nga nje duke perzier akoma me mixer. Ne fund shtojme miellin e perzier me pluhurin per pjekje dhe perziejme me luge.

Masen e qesim ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje me madhesi 35×40 dhe pjekim ne 180 grade per 10-15 minuta.

Peten e pjekur e largojme nga letra per pjekj dhe nes eshte elastike e leme ashtu,por ne qoftese eshte paksa me e thate e mbeshjellim ne forme roleje me ndihmen e nje lecke te lagesht te kuzhines. Ne nderkohe pergadisim kremin duke perzier evezet me sheqerin. Pasi i perziejme mire i ziejme mbi avull per 10 minuta (ne nje ene qesim uje dhe mbi ate ene qesim perziejen e vezeve me sheqerin dhe perziejme-kjo eshte zierja mbi avull).

Pastaj largojme nga zjarri,shtojme cokollaten e coptuuar dhe perziejme derisa cokollata te shkrihet. Margarinen e tundim me sheqerin pluhur derisa te behet nje mase kremoze dhe pastaj e shtojme tek masa me cokollaten tashme te ftohur.

Perziejme mire derisa te homogjenizohet kremi.

Me kete krem lyejme krejt siperfaqen e petes per rolate.

Nga pete presim shirita me gjeresi 5-6 cm dhe mbeshtjellim secilin veq e veq duke pasu kujdes qe most e behen shume te trasha(nga nje shirirt mund te presim 3-4 role)

Secilen rolate e kalojme neper glazuren te cilen e kemi bere me shkrirjen e cokollates,margarine,qumeshtit dhe sheqerit. Klaojme Rolene neper kete perzieje e me pas e kalojme neper kokos dhe i leme te ftohen. Role te vogla, te lehta per tub ere dhe shumeee te shijeshme.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTortë e Lëngshme
Artikulli tjetërTortë Çokollate

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu