Rollade me kakao

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 4 vezë,
  • 4 luge sheqer,
  • 4 luge miell,
  • 2 luge kakao,
  • 2 luge vaj,
  • 2 luge uje te nxehte,
  • 1 luge sheqer vanile,
  • 1/2 pluhur për pjekje.

PERBERSIT PER MBUSHJEN:

  • 100 gr çokollatë,
  • 150 ml ajkë e ëmbël.

Hapat

Ndahen te bardhat nga te verdhat e vezeve.

Te verdhat tunden me sheqer dhe extract ose sheqer vanile derisa te zbardhet ngjyra e vezeve.

Pastaj shtohet nje nga nje luget me vaj duke e perzier vazhdimisht,pastaj uji dhe ne fund mielli I perzier me kakao dhe pluhurin per pjekje.

Ne fund pasi masa te jete perzier mire shtojme shkumen e tundur nga te bardhat e vezeve.

Kete mase e qesim ne kallepin per pjekje te madhesise 25 x25 te lyer me vaj dhe te mbuluar me leter per pjekje.

Masen e shperndajme mire dhe e pjekim per 15 minuta ne 180 grade.

Pasi pandisoanja te jete pjekur e mbeshtjellim ne nje lecke kuzhine te lagesht dhe se bashku me lecken bejme formen e rolese.

Pastaj qesim ajken e embel te ngrohet dhe pasi te jete ngrohur mire duke e perzier vazhdimisht e qesim cokollaten e coptuar dhe e perziejme derisa te shkrihet cokollata.

Kremin e leme te ftohet e pastaj e fusim ne frigorifer per nje ore.

Pastaj largojme kremin nga frigoriferi dhe ne qoftese eshte bere kokrra nga cokollata e perziejme prap me mixer.

Pastaj shtrijme lrolen se bashku me lecken dhe lecken e largojme .

Rolene e lyejme me kremin e pergaditur dhe e mbeshtjellim prap ne forme roleje (por tanim pa lecken).


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakEklera me çokollatë
Artikulli tjetërKek me kanellë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu