Përbërësit:
1 sallatë marule
1 tufë kopër
1 kastravec
2/3 filxhan çaji vaj ulliri
2 qepë të njoma
100 g peshk të tymosur (Salmon)
100 g djathë ose gjizë (ose djathë të bardhë të thërrmuar)
lëngu i një kokrre limoni
kripë
Përgatitja:
1. Priteni hollë sallatën, koprën dhe kastravecin dhe përziejini në një tas të madh.
2. Shtoni djathin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Rregullojeni përzierjen me kripë.
3. Mbështillini filetat e peshkut të tymosur në formë rolete.
4. Mbërthejini me kruajtëse dhëmbësh që të mos hapen dhe vendosini mbi sallatë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT