Sallatë me Avokado, Rrepka dhe Spinaç

spot_imgspot_img

Përbërësit për 4 persona:
1 avokado e madhe
225 gr. gjethe spinaqi të freskët
115 gr. domate të vogla
50 gr. rrepka, të prera hollë
4 qepë të njoma, të prera në feta të holla
1/2 h kastravec
Lëngu i një limoni

Përbërësit për salcë:
115 gr. djathë i butë
2 lugë të vogla mustardë
pak piper
1/2 lugë të vogël uthull të bardhë
3 lugë supe qumësht
Kripë e piper
Rrepka dhe degë erëzash të ndryshme për garniturë

Përgatitja:
1. Qëroni avokadon, hiqeni bërthamën dhe ndajeni në feta. Vendosini në një pjatancë, hidhni lëngun e limonit dhe lërini mënjanë.
2. Vendosni në një tas gjethet e spinaqit, të lara e të thara. Ndajini në mes domatet e vogla dhe hidhini në tasin me spinaq, së bashku me qepët e njoma, kastravecin e prerë në feta të trasha dhe rrepkat e ndara në feta.
3. Për të bërë salcën hidhni në blender të gjitha lëndët e nevojshme që përmenden më lart dhe grijini për 30 sekonda derisa të bëhen pure. Zbrazeni në një tas të vogël dhe përdorni për garniturë rrepka dhe degë erëzash të ndryshme.
4. Hidhni në pjatancën me avokado masën me spinaq që keni në tas dhe servireni. Salca serviret e veçuar nga sallata.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakRole me qershi
Artikulli tjetërSallatë me Fruta Deti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu