Përbërësit:
- 160g çokollatë e errët (74%)
- 100g gjalpë
- 80g sheqer
- 60g miell
- 4 vezë
- pak gjalpë + pluhur kakao
Përgatitja:
Marrim një enë porcelani, e lyejmë me gjalpë, pastaj sipër gjalpit hedhim pluhur kakao.
Në një enë tjetër hedhim cokollatën e zezë, shtojmë 100g gjalpë dhe e vendosim në mikrovalë për 1 minutë, nëse nuk është shkrirë e vendosim prapë edhe për 30 sekonda.
Pastaj vecmas thyejmë 4 vezë në një enë, dhe shtojmë rreth 50g pluhur kakao. Përziejmë mirë. Shtojmë 60g miell dhe hedhim cokollatën e shkrirë. I përziejmë bashkë.
Pastaj mbi përzierjen, shtojmë sheqerin pluhur dhe vazhdojmë ta përziejmë.
Në enën të cilën e kemi lyer me gjalpë dhe pluhur kakao në fillim hedhim përzierjen dhe e vendosim në furrë. Vendosen në furrë për 10 minuta në temperaturë 210 gradë celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.