Përbërësit:
200 gr tortelini me djathë
2 kube supë e gatshme viçi
1 lugë kafeje borzilok
30gr gjalpë
majdanoz
1l ujë
kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tenxheren me ujë në zjarr i vëmë dy kubet e supës së viçit për zierje. Në ujin e valuar në tenxhere tjetër i vëmë tortelinat për zierje. Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe ziejmë 15 minuta. Tortelinat e ziera i derdhim në kullojës.
Tortelinat e kulluara i shtojmë në tenxheren me supë. Pastaj, në tenxhere e shtojmë gjalpin, majdanozin e grirë dhe borzilokun dhe i përziejmë. Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe ziejmë për një kohë të shkurtër.
Me garuzhdë marrim nga supa dhe vëmë në pjatë të thellë. Mbi supë hedhim parmëzën dhe majdanoz të grirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.