Përbërësit:
Margarinë 250 gram
Sheqer 400 gram
4 vezë (në temperaturë dhome)
Miell 360 gram
Pluhur për pjekje 16 gram (1 pako)
Pak krypë
Qumësht gjalpi 250 ml (nëse nuk keni atëherë përzieni 250 ml qumësht me 1 lugë qaji uthull, ose lëng limoni dhe e leni të qëndrojë për 5 minuta para se ta përdorni)
Ekstrakt vanile 5 ml, ose një qese pluhur vanile
Lëvorja e qëruar me rende e 3 limonave
Lëngu i tre limonave
Krem gjalpi amerikan si fill (ose mund ta lyeni brendine me ajke te rrahur mire me rrahës elektrik(mikser)
Përgaditja:
1.Filimisht tepsitë për pjekje i lyeni me vaj dhe në fund të tyre vëndoni letër për pjekje dhe i leni anash.
2.Pastaj i lani dhe qëroni me rende lëvoren e tre limonave, dhe e leni anash në një tabëll. Më pas shtrydhni lëngun e këtyre limonave dhe e leni në një gotë, dhe lëshoni furën që të nxehet në temperaturë 180 gradë C.
3.Në një enë të thellë vëndoni sitën, në të hudhni miellin, pluhurin për pjekje dhe krypën. E përzieni pak dhe i sitni në enë dhe i leni anash.
4.Fusni edhe ekstraktin e vaniles tek qumështi i gjalpit.
5.Tash filloni përzierjen e përbërësve:
6.Fillimisht bashkoni margarinën gjysëm të shkrirë dhe sheqerin në një enë dhe i rrihni me rrahës elektrik derisa të jenë inkorporuar mirë (5 minuta më së paku). Në këtë masë filloni t’i shtoni vezët një e nga një, duke ju dhënë mundësi secilës që të rrihet mirë.
7.Së fundi filloni të fusni pak nga mielli, rrihni me mikser derisa mielli të inkorporohet në masën, më pas hudhni pak nga qumështi, derisa të inkorporohet pak, këtë e përsëritni derisa të keni harxhuar miellin dhe qumështin.
8.Së fundmi e kruani enën me ndonjë lugë silikoni ose metali dhe hudhni në masë lëngun e limonit dhe lëvoren e qëruar me rende përzieni me lugë dhe e shtrini brumin e përgaditur në tepsi për pjekje.
Me këtë masë mund të përgaditni 2 tepsi rrumbullake 30 cm, ose 36 kupëza (cupcakes).
Kjo metodë e përzierjes së përbërësve do t’ju kursejë enë për të larë dhe do t’ju rezultojë në torte shumë të shijshme cdoherë.
Ju bëftë mirë !
(Torten e kam mbuluar me brum sheqeri por eshte shume e shijshme edhe pa brum sheqeri e mbuluar vetem me krem)
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.