Për të bërë koren nevoiten:
100 g fiq të tharë,
100 g rrush të tharë,
100 g çokollatë të grirë në rendë,
100 g arra të grira,
një lugë miell,
10 të bardhë të vezëve,
150 g sheqer,
200 arra të bluara.
Për të bërë filetën:
10 të verdhët e vezëve,
300 g sheqer,
100 g çokollatë të shkrirë,
1 margarinë,
2 qeska sheqer vanilje.
Përgatitja:
Përzieni fiqtë e grirë imët, rrushin e tharë, çokollatën e grirë në rendë, arrat e grira dhe një lugë miell. Tundni në një enë 10 të verdhët e vezëve, shtoni sheqer, lugë pas luge.
Në të verdhët e vezëve me kujdes përzieni arrat e bluara dhe përbërjen e fikut, pastaj piqni në tepsi të lyer në furrë të ngrohur. Koren e pjekur ftoheni dhe ndajeni në dy pjesë të njëjta.
Për filetën, në avull zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Shtoni çokollatën e shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni.
Margarinën tundeni deri sa t’i ngjajë shkumës me sheqerin e vaniljes dhe bashkojini me kremin e ftohur.
Ndajeni tortën në fileta dhe zbukurojeni sipas dëshirës./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.