Perbersit:
350 gr biskota Petit Beurre
150 gr gjalpë
50 gr cokollatë me qumësht
pak kripë
1 sheqer vanilje
1 lugë gjelle sheqer pluhur
10 lugë gjelle qumësht
Pudingu me fruta mali:
800 ml qumësht
4 puding vanilje
150 gr sheqer
1 sheqer vanilje
450 gr fruta mali
200 gr ajkë për gatim
Kremi i bardhë:
300 ml pana ëmbëlsirash
200 ml ajkë për gatim
1 sheqer vanilje
1 lugë gjelle sheqer pluhur.
Pergatitja:
Biskotat bluajini, ndërsa gjalpën e cokollatën shkrijini në zjarr të ulët.
Pastaj, në biskota shtoni masën e shkrirë dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini mirë.
Këtë masë pastaj vendoseni në një kallëp të përmasave 26-28 cm, të cilin e keni mbuluar me letër të vajosur.
Frutat e malit shkrijini, kullojini mirë dhe miksojini në blender, në mënyrë që të krijoni një pure.
Pluhurin e pudingut trazojeni me pak qumësht, ndërsa qumështin e mbetur ngroheni deri në vlim. Shtoni pudingun e trazuar dhe masën ziejeni në zjarr të ngadaltë derisa të trashet.
Pudingun e nxehtë bëjeni bashkë me ajkën për gatim e më pas shtoni purenë e frutave të malit.
Kremin e përgatitur hidheni në masën me biskota dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome.
Ndërkohë përgatisni kremin e bardhë. Pananë për ëmbëlsira miksojeni me ajkën për gatim dhe sheqerët. Më këtë krem lyejeni tortën e përgatitur, të cilën para konsumimit duhet lënë të qëndrojë në frigorifer për 5 orë.
Para servimit, tortën mund ta zbukuroni sipas dëshirës.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.