Perbersit:
2 vezë
1 gotë të çajit sheqer pluhur
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
1 gotë të çajit qumësht
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
2 gota miell
PËR SHTRESËN ME PORTOKALL
2 gota lëng portokalli
2 lugë nisheste
gjysme gote ujë
sheqer pluhur
SIPAS DËSHIRËS
1 vanilje.
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin në një enë të thellë i derdhni dhe i përzieni me mikser rreth 3-4 minuta.
Vajin vegjetal, qumështin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe miellin, e vazhdoni përzierjën me shpatull.
Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e përgatitur, të cilën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 175 gradë celsius për 15-20 minuta.
Tortën e testoni me thikë se a është pjekur, nëse thika iu del e terur atëherë është pjekur mjaftueshëm.
Pas pjekjës tortën e lëni të ftohet, lëngun e portokallit, ujin, sheqerin, nishestën e vendosni në një tenxhere.
Tenxherën e vëni në zjarr mesatar dhe e përzieni vazhdimishtë, derisa ta përfitoni një lloj kreme të trashë.
Tortës së ftohur ia derdhni kremin e përgatitur me lëng të portokallit, përmbi ia hedhni copëzt e çokollatës.
Tortën e vëni në frigorifer për pritje rreth 2-3 orë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.