Përbërësit:
- 1 laker turshi,
- 800 gr turshi e grirë,
- 500 gr mish i bluar viçi,
- 2 kokë qepë,
- 1 vezë,
- 150 gr tarhana,
- 200 gr përshutë,
- 1 decilitër lëng domatesh,
- 1 decilitër ajkë,
- 1 lugë biber i kuq,
- 1 decilitër vaj,
- melmesa,
- Biber i zi.
Hapat:
Fletët e lakrës ndahen priten pjesët e trasha dhe fletët pastrohen, qepët dhe përshuta priten në katrorka ndërsa tarhana zihet në ujë dhe kullohet nga lëngu i tepërt.
Në pak vaj kaurdisen qepët, pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe.
Nga fundi i kaurdisjës shtohet tarhana, biber i kuq, mëlmesa sipas shijës, të gjitha përzihen mirë.
Mbushja e përgatitur lihet të ftohet dhe në të përzihet një vezë.
Në çdo fletë të lakrës vendoset nga një lugë e mbushjës së përgatitur dhe mbështillet sarma, sarmatë renditen në tenxhere të thellë, u derdhet ujë përmbi dhe sarmatë zihen në temperaturë mesatare.
Derisa zihen sarmatë, në pak vaj kaurdisen qepët e mbetura dhe përshuta, pastaj shtohen lakra e grira, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe kaurdisen duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbuten lakrat dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.
Lyhet me vaj ena rezistuese ndaj zjarrit dhe shtrihet në të njëtrajtshëm masa e përgatitur.
Përmbi masë renditen sarmat e ziera dhe pastaj mbi to derdhet përzierja e lëngut të domateve dhe ajkës.
Sarmatë piqen 25 minuta në furrën e nxehtë në 200 gradë celsius.
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.