Përbërësit:
- 3 vezë
- 200 ml kos
- 80 ml vaj
- 9 lugë miell
- 1 lugë gjelle bollgur
- 1 qese pluhur pjekje
- kripë
- 150 g djathë
- 5 fleta qepë
- susam për të spërkatur
Përgatitja:
Tundeni të verdhën e vezëve. Shtoni kos dhe vaj dhe përziejini shkurtimisht.
Shtoni miellin e përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe bollgur.
Tundeni të bardhat e vezëve dhe shtoni në përzierje.
Lani qepën dhe pritini imë shtoni bashkë më djathin e copëtuar në përzierje.
Shtoni vajin në tepsi dhe vendoseni në furrë për të ngrohur vajin. Kur nxehet, derdhni përzierjen dhe spërkatni me farat e susamit.
Piqeni në 200 C për rreth 30 minuta.
Shërbeni të ngrohtë me kos, qumësht të thartë ose salcë kosi!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.