Përbërësit:
4 karrota të mëdha
300 gr. bizele
2 kokë qepe
katër kofshë të zogut të pulës
100 gr. kaçkavall
kripë, piper, vaj
Përgatitja:
Zihen 10 minuta bizelja dhe karota e grirë me flegra dhe kullohen. Qepa prehet në flegra të holla dhe fërgohet me vaj.
Hidhen kofshët, kriposen, shtohet piperi dhe fërgohen rreth 15 minuta. Shtohet një filxhan ujë dhe herë pas here përzihen kofshët.
Të bëra miks hidhen karota, bizelja, dhe përmbi grihet kaçkavalli.
Piqet në furrë 20 minuta në 180 gradë celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
REKLAMA