Përbërësit:
4 biftekë viçi
4 speca të freskët
4 domate
750 gr pasta spirale
1/2 lugë rigon
vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Sipër biftekëve hedhim kripë dhe piper të zi dhe i rrahim me çekiç druri. Në vajin e nxehtë në tigan i skuqim biftekët. Biftekët e skuqur i presim në copë të gjata.
Specat dhe domatet i presim në copë dhe i skuqim në tigan tjetër në zjarr. Grijmë mbi to piper të zi, hedhim kripë dhe rigon.
Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë i ziejmë pastat. Pastat e ziera i derdhim në kullojës. Pastat e kulluara i kthejmë në tenxhere. Pastaj, në tenxhere i shtojmë specat dhe domatet e skuqura. I shtojmë edhe biftekët e skuqur.
Me lugë sitë, marrim nga pastat spirale dhe i vëmë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile dhe 3 sheri domate.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.