Kompjuteri 24-inç iMac do të rifreskohet pas disa vitesh tha kompania në evenimentin “Scary Fast” mbajtur gjatë mesnatës. Kompjuteri i ri vjen me procesorin e ri Apple M3 i cili supozohet të jetë 2 herë më i shpejtë sesa procesori M1.
M3 vjen me tetë bërthama procesorike dhe 10 bërthama grafika me mbështetje deri në 24GB RAM dhe 2TB memorie.
E gjitha kjo pritet të përkthehet në më shumë performancë me aplikacione produktiviteti si Safari ose Microsoft Excel që janë deri në 30 përqind më të shpejtë.
Për krijuesit çipi i ri mundëson 12 stream me video 4K ndërsa Adobe Photoshop duhet të jetë deri në dy herë më i shpejtë. Tashmë mbështet edhe Wi-Fi 6E.
Vizualisht asgjë nuk ka ndryshuar për iMac 24-inç. Ende vjen në shtatë ngjyra: jeshile, verdhë, portokalli, rozë, purpurt, blu dhe argjendtë. Ka një trashësi prej 11.5mm, korniza të bardha ndërsa kamera 1080p, altoparlantët, mikrofoni, konfigurimi i portave USB dhe ekrani 4.5K Retina janë të njëjtit.
Edhe aksesorët e ngjyra e tyre përsëri janë të njëjtit ndërsa ende lidhet me një kabëll Lightining. Këmba mbajtëse e monitorit është alumin i ricikluar ndërsa në brendësi ka magnetë, saldim dhe ar 100 përqind të ricikluar.
Edhe pse nuk ka ndryshime në aspektin e specifikave, ishte një përditësimi i nevojshëm pasi kompjuteri nuk ishte kaluar në çipin M2.
Kompjuteri do të kushtojë 1299 dollarë me M3 me 8 bërthama grafike dhe 1499 dollarë me M3 me 10 bërthama grafike. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.