Modeli i parë e-tron, i cili u zbulua kohët e fundit, është vetëm fillimi i elektrizimit të Audit.
Vitin e ardhshëm, prodhuesi gjerman do të prezantojë Coupen luksoz e-tron GT me katër dyer, dhe SUV-in kompakt Q4 e-tron.
Në të njëjtën arkitekturë dhe me komponentët e baterisë, A5 e-tron do të arrijë në fund të vitit 2020.
Coupe me katër dyer do të jetë në dispozicion me dy motorë elektrikë me fuqi në total prej 306 kuajfuqi dhe kapacitetin e baterisë prej 82 kWh.
Kjo do t’i mundësojë këtij modeli që me vetëm një mbushje të baterisë të mund të kalojë deri 500 kilometra sipas standardeve të reja WLTP, dhe do të duhet gjysmë ore për të mbushur baterinë deri në 80% të kapacitetit.