Përbërësit:
500ml ujë, 500ml qumësht, 200gr sheqer, 200gr grizë, 100gr çokollatë.
Kremi:
1 liter qumësht, 4 puding vanilje, 10 lugë sheqer, 150gr margarinë, 200ml ajkë për ëmbëlsira.
Glazura:
150gr çokollatë, 3 lugë vaj, 50gr margarinë, 2 lugë sheqer pluhur, 5 lugë qumësht.
Përgatitja:
Perziejme ujin dhe qumeshtin, shtojme grizen dhe sheqerin.
Perziejme vazhdimisht derisa te trashet kremi.
Largojme nga zjarri, shtojme cokollaten e coptuar dhe perziejme derisa te behet nje mase homogjene. Masen e shtrijme ne kallep te lyer lehtas me margarin ose vaj.
Perziejme pluhurin e pudingave dhe sheqerin me 250ml qumesht te ftohet kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje.
Perziejme pluhurin e pudingave ne qumeshtin qe vlon dhe ziejme derisa te trashet pudinga duke perzier vazhdimisht.
Pudingen e largojme nga zjarri. Perziejme kohe pas kohe qe most e formoje shtrese persiper derisa te ftohet.
Margarinen e perziejme me mixer derisa te behet nje mase kremoze. Shtojme tek pudinga e ftohur dhe perziejme se bashku.
Ajken e embel e tundim ne shkume te traseh dhe perziejme tek pudinga e ftohur dhe perziejme prap.
Kremin e pergaditur ne kete menyre e qesim tek shtresa me grize e ftohur mire tani.
Per glazuren qesim ne nje ene cokollaten e coptuar, margarinen, vajin, sheqerin pluhur, qumeshtin te cilat I perziejme dhe pasi te njetrajtesohet masa e qesim tek shtresa me kremin e ftohur mire dhe rrafshojme.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.