Përbërësit:
- 3 kg miell
- 2 L ujë
- 2 luge kripë
- 2 kavanoza mazë.
Pergatitja:
Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore.
Flija është specialitet që përgatitet në mbarë Kosovën sidoqoftë me variacione rajonale. Brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush.
Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipëri me mazë të shkrirë.
Flija servohet me kos, turshi, djath, mjaltë, pestil.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.