Perbersit:
250 gr gjalpë
½ gota vaj vegjetal
1 gotë sheqer pluhur
1 vezë
1,5 gota nisheste
1 vanilje
1 lugë çaji Pluhur pjekje
3,5 gota miell
PËRMBI:
badema.
Pergatitja:
Përveç miellit dhe pluhur pjekjës të gjithë përbërësit e tjerë derdhni në një enë.
I përzieni mirë njërin me tjetrin, pastaj ia shtoni miellin dhe pluhur pjekën.
Do të përfitoni një brumë të butë, i cili nuk do të ngjitet në duar.
Por mund ta vendosni edhe në torbë të shtryedhjës, ia japni formën dhe i rëndisni në tepsi.
Tepsinë e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius për 15 minuta.
Pas pjekjës gurabijave ia vendosni nga një badem.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.