Mercedes-Benz-i “GLC Coupe” është një kombinim luksoz i SUV me makinat sportive.
Varianti me parametrat më të larta nga modelet GLC është “Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe”.
Kjo makinë ka një motor 4.0 litra, biturbo V8, që jep plot 503 kuaj fuqi.
Sipas Mercedesit, GLC 63 S Coupe mund të arrijë 100 kilometra për 3.8 sekonda, dhe shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 280 kilometra.
Konsumi i karburantit është 11.7 litra për 100 kilometra.
Çmimi bazë për versionin GLC 300 Coupe të vitit 2018 është 47.300 dollarë, për GLC 63 S Coupe është $80,750. Makinat e kombinuara midis SUV dhe sportiveve kanë nisur në vitin 2008, me BMW X6 Më pas BMW solli një brez të dytë X6 Dhe më pas një version të ngjashëm të X4 Si përgjigje, Benzi solli një GLC Coupe për të luftuar X6 Dhe një për të luftuar X4 GLC Coupe e vitit 2018 bazohet te modeli që është hedhur në treg që në vitin 2016 Ky është versioni i vitit 2018, me pamje edhe më agresive Është kombinim i SUV me këtë AMG GT sportive Pjesa e brendshme bazohet te modeli i C-Class Është e pajisur dhe me një ekran të vogël informativ te kuadri Si dhe ekrani qendror që jep pjesë të detajuara të sistemit Ekrani nuk komandohet me “touch”, por me një rrotull e sipërfaqe të prekshme si “mouse” laptop-i. Sistemi i muzikës është Burmeister Motori AMG V8, 4.0 litra, 503 kuaj fuqi