“Lasok 4-P” është autoblinda e prezantuar nga ushtria ruse, që po vlerësohet mjaft lartë për përdorimin e saj në frontet e luftës.
Kjo autoblindë po cilësohet si mjeti i së ardhmes për anti-mina, e cila ka mundësi të transportohet lehtë edhe nga ajri.
Po ashtu, autoblinda është e publikuar në faqen e ministrisë ruse të mbrojtjes mirëpo për materialin e saj me të cilin është ndërtuar nuk ka detaje.
Në pjesën e jashtme të saj po ashtu nuk shihet ndonjë lloj armatimi mirëpo kjo autoblindë po cilësohet se mund të t’i mbijetojë minave tokësore.